Temperaturat e larta i vënë flakën shinave të trenit në Angli

Britania e Madhe është përfshirë nga temperatura ekstremisht të larta për vendin, me autoritetet që po shqyrtojnë të shpallin vendin në gjendje të jashtëzakonshme.

Mediet britanike raportojnë se shinat e trenit në një urë në Londër kanë marrë flakë, duke bërë që përkohësisht të ndalet qarkullimi i trenave e sipas ekspertëve kjo po ndodh si pasojë e valës së të nxehtit dhe temperaturave të larta që po mbizotërojnë këtë vend.

Shkëndijat e para të zjarrit u panë në shinat e trenit në Battersea, në pjesën jugore të Londrës.

Steve White, drejtori i përgjithshëm i hekurudhave, ka shpërndarë fotografinë e zjarrit në rrjetet sociale, ku shprehu falënderimet ndaj kompanisë së hekurudhave të Londrës dhe brigadës së zjarrfikësve.

“Faleminderit që keni reaguar shpejt për ta lokalizuar zjarrin dhe i mundësuat trenave të vazhdojnë rrugëtimin e tyre”, shtoi White.

Autoritete vendase po mbikëqyrin vazhdimisht disa lokacione, pasi temperaturat mbeten të larta edhe gjatë ditëve të ardhshme, e frika se mund të ndodhë sërish diçka e ngjashme i ka detyruar ata të jenë më vigjilent.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej