Temperaturat përvëluese pushtojnë Shqipërinë, parashikimi i motit për sot

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë në vendin tonë, duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët në një pjesë të mirë të territorit.

Po, ashtu temperaturat e larta do të vijojnë të jenë prezente si pasojë e masave ajrore nga kontinenti Afrikan që kanë përfshirë Shqipërinë.

Sipas Meteoalb, parashikohet që vonë pasdite të këtë grumbullim të vranësirave në zonat veri-veriperëndimore por mundësia për
reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 39°C.

Era do të fryje mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosovë
Paraditja do të nisë, me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në të gjithë territorin e Kosovës.

Pas mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në shumë zona të Kosovës, parashikohet të ketë reshje shiu në të gjithë Kosovën.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV mbetet në ndikimin e motit të kthjellët gjatë orëve të paradites por pjesa e dytë do të sjellë zhvillim të vranësirave duke krijuar mundësi për shira në
zonat perëndimore dhe jugperëndimore të MV.

Në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë ri-kthim, të kthjellimeve në të gjithë MV.

Rajoni dhe Europa

Në dy skajet e Europës; përkatësisht në Gadishulli iberik si edhe brigjet e Egjeut

dominante do të jenë kthjellimet dhe temperaturat e larta.

Ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në Spanjë dhe Portugali ndërsa  me vranësira, rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere dhe breshëri do te jënë Europa Lindore, Europa Qëndrore dhe pjesërisht Ballkani.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej