Tentuan të mashtronin menaxherin e kazinosë në emrin e Artan Lames/ Lihen në burg tre të rinjtë

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg tre të rinjtë që tentuan të mashtronin menaxherin e një kazinoje në Tiranë për të marrë 40 mijë euro.

Mësohet se Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” pa afat për Ergys Ahmetajn dhe “arrest me burg” 30 ditë për Andi Bashën dhe Gëzim Kusin.

Ndaj tyre rëndon akuza për mashtrim në bashkëpunim të mbetur në tentativë, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Tre të rinjtë u kallëzuan nga Erald Çaushi, i cili thotë se një nga të pandehurit i është prezantuar si Andi Basha.

Ai i ka thënë se donte ta takonte për porosinë e Tanit për 40 mijë euro, duke iu referuar kreut të Kadastrës Artan Lame.

Por duke dyshuar tek i riu, Çaushi i kishte kërkuar ta takojë në zyrë, ku i ka ngritur kurth së bashku me policinë.

Tre të rinjtë u arrestuan të dielën dhe policia i sekuestroi 89 400 euro dhe sende të tjera me vlerë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej