“Tërbohet” Bajram Bej, bën “kurban” edhe 20 punonjës të tjerë në Presidencë

Pas shkarkimit të 25 shefave e nëpunësve të Presidencës më 14 tetor, “fshesa” e Bajram Begajt ka vazhduar ditën mërkurë, me urdhrin për shkarkimin e 20 punonjësve të tjerë, këtë herë dhe punonjës shërbimesh.

Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës Florian Kali, nuk u jep sqarim punonjësve, por vetëm u dërgon pusullat verbale me sekretaren e tij që e ka marrë me vete nga Ministria e Mbrojtjes, ndërkohë që e ka detyrim të deklarojë me shkrim shkakun e shkarkimeve.

Deri tani, Bajrami i Presidencës, ose “Gjeneral Bakja”, siç e thërrisnin në Ministrinë e Mbrojtjes, ka shkarkuar 53 punonjës të Presidencës, nga 107 që ka të total, duke i filluar spastrimet me bufetierin të nesërmen e marrjes së detyrës.

Sipas informacionit, shkarkimet do vazhdojnë për të zëvendësuar krejt punonjësit e Presidencës, tamam siç veprojnë ministrat, kryebashkiakët dhe drejtorët e partisë që merr pushtetin, ndërsa të shkarkuarit i drejtohen gjykatës për dëmshpërblim e rikthim në detyrë.

Të njëjtën gjë, Bajram Bej ka bërë gjatë detyrës Drejtor i Spitalit të Traumës në vitet 2013-2016, kur ka shkarkuar 78 punonjës të administratës, të shërbimeve e personel mjekësor.

Po kështu, ka shkarkuar dhe 190 punonjës, kur ka qenë Zv/drejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë gjatë viteve 2009-2013 në pushtetin e Saliut, 65 prej të cilëve vazhdojë marrin akoma pagat me vendime gjykate.

Ditën që u zgjodh e u betua në parlament, Presidenti Bajram Begaj deklaroi mes të tjerash, se do zbatonte kushtetutën dhe ligjin për administratën publike, mirëpo po bën atë që ka bërë në QSUT dhe Spitalin e Traumës, sepse lëkura ndërrohet, por zakoni nuk harrohet.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej