“Tërmet” në politikën shqiptare, një ish-ministër i Ramës drejt arrestimit nga SPAK, ja çfarë e ka fundosur

Ditët në vijim pritet të sjellin zhvillime shumë të forta sa i takon luftës kundër korrupsionit, duke bërë që të ngushtohet laku edhe më shumë për politikanët dhe zyrtarët e korruptuar. Gazeta ka mësuar se në duart e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është drejt mbylljes dosja për korrupsionet në shëndetësi. Koncesionet në këtë sektor, konsiderohen një problematikë e madhe në vendin tonë, ku edhe pse janë hedhur miliona lekë sërish qytetarët nuk marrin shërbimin e duhur. Shkeljet e rënda që janë kapur nga “rrjeta” e SPAK, do të çojnë drejt prangave  një “peshk të madh”. Mësohet se shumë shpejt do të arrestohet një ish-ministër i qeverisë “Rama”.

Theksojmë këtu se personazhi në fjalë është braktisur edhe nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, gjatë një takimi kur ai ka marrë fjalën.  Gazeta “Sot” ka zbuluar se indiciet kanë ardhur dhe nga dëshmitë e marra nga SPAK të ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Alfred Çareri pak kohë më parë lidhur me koncesionet në shëndetësi.  Pas grumbullimit të dokumenteve dhe shqyrtimit të kontratave dhe vendimeve, prokurorët e SPAK kanë nisur marrjen në pyetje të punonjësve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe anëtarëve të Komisionit të Ofertave. Mësohet se, është marrë në pyetje edhe Saimir Kadiu. Ndërkohë, që pas Kadiu, mësohet në pyetje është marrë për gjashtë orë ish zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrapaj në lidhje me hetimet në kuadër të koncensionit të sterilizimit me vlerë 100 mln euro.

Ai është pyetur për rreth 6 orë nga prokurorët e SPAK-ut lidhur me procedurat që janë ndjekur nga institucioni ku ai ishte vartës në dhënien në dhënien e këtij koncesioni, dëshmi kjo që pritet të fundosë personat e përfshirë në këtë aferë Gjithashtu, nga burime kofidenciale kemi mësuar se ka një presion të jashtëzakonshëm nga politika për institucionet e drejtësisë për të mos u marrë me këtë çështje. Por SPAK nuk do të ndalet nga asnjë presion, pasi ai u ngrit me ndihmën e SHBA dhe amerikanët vazhdojnë të investojnë shumë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej