Udhëtarja profesioniste Teuta Borova tha se nuk mund të kesh lidhje serioze pa kaluar fillimisht aventura.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Borova theksoi se çmenduritë dhe aventurat janë për të rinjtë.
Ajo tregoi dhe arsyet se përse në shoqërinë shqiptare ka imoralitet. “Si mund të mendosh për diçka serioze, kur ti nuk ke provuar aventurat. Çmenduritë dhe aventurat janë për ju të rinjtë. Këto bëhen para martesës. Prandaj shoqëria shqiptare ka shumë imoralitet prandaj nuk ka jetuar si 18 vjeçar kur ishte 18-vjeç apo 25 vjeç dhe do të bëjë burrin trendy sot që është 50-60 vjeç. Nuk duhet menduar për gjëra serioze që 20-25 vjeç”- tha ajo.