Tha se u përdhunua në një lokal në Elbasan/ 25-vjeçarja nga Lushnja: Më bënë tapë dhe më pas më droguan

Mbrëmjen e djeshme një e re 25-vjeçe nga Elbasani ka shkuar bashkë me motrën e saj në spitalin rajonal të qytetit për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Ajo u ka thënë mjekëve se është përdhunuar në buzë rruge në aksin Elbasan-Librazhd në një lokal.

E reja nga fshati Dushk i Lushnjës ka treguar se fillimisht e kanë droguar dhe më pas e kanë përdhunuar.

Para policisë 25-vjeçarja ka deklaruar se ka konsumuar një përzierje me alkool xhin & xhak në lokal dhe ka qenë e dehur në momentin e përdhunimit.

Në bazë të deklarimeve është kërkuar të bëhet ekzaminim nëse ka pasur marrëdhënie seksuale në maternitetin e Elbasanit, teksa Policia dhe grupi hetimor po vijojnë hetimet për të vërtetuar ngjarjen.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej