Tiranë/ I riu vjedh kasafortat e kunatës, e fejuara vret veten

Ka marrë përmasat e një tragjedia vjedhja e dy kasafortave nga 27-vjeçari Kristian Fusha në Tiranë. Gjykata caktoi masën burg për 27-vjeçarin, pasi vodhi kasafortat e kunatës, ndërkohë që e fejuara e tij, Samanta nuk e ka përballur ngjarjen duke vrarë veten. E reja ka pirë fostoksinë.

Kujtojmë se Fusha dhe shoku i tij grabitën dy kasaforta nga shtëpia e motrës të së fejuarës së 27-vjeçarit nga Malësia e Madhe.

Fusha ka thënë në Prokurori se se ka vjedhur kasafortën e motrës të së fejuarës, pasi i duheshin para për të operuar këmbën. Pas vjedhjes ai u largua për në Malin e Zi, ndërsa ka thënë se pasaportat dhe kasafortat i ka hedhur në koshat e plehrave në Shkodër.

Kristian Fusha u arrestua pasi se së bashku me një person tjetër ende në kërkim, 23-vjeçarin me iniciale M.N. kanë vjedhur një vlerë prej 100 mijë lekësh nga 2 kasaforta në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej