Edhe pse është çelur sezoni turistik në vend, duket se jo çdo zonë është gati për të mirëpritur turistë. Në luginën e Kune-Vainit në Lezhë situata nuk lë asgjë për të dëshiruar për shkak të ndotjes së lartë.
Përveç mbetjeve të shumta, ajo që tërheq vëmendjen janë edhe kafshët e ngordhura të hedhura aty. Nuk dihet sakaq nga se eshte shkaktuar kjo ndotje e madhe.
Ndotja e kësaj lagune ka qenë problem vit pas viti, teksa shpesh herë është bërë thirrje nga institucionet për ndërhyrje.