Tomorri: E dëmshme për ekonominë, këtu po pastrojnë para edhe të vdekurit!

Gazetari Klodian Tomorri foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi amnistinë fiskale, nismë që sipas tij është e papranueshme në një vend si Shqipëria, ku institucionet janë të dobëta dhe qeveria nuk jep llogari.

Duke iu referuar skandalit të inceneratorëve, Tomorri theksoi se sot jemi në kushtet kur po pastrojnë para edhe të vdekurit, kështu që amnistia s’është as e ndershme dhe as e dobishme për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.

Nuk përbën ndonjë diferencë thelbësore fakti që shtyhet me dy muaj të tjera. Kjo i jep mundësinë qeverisë që të justifikohet që po bëhen konsultime, që amnistia të jetë e pranueshme për publikun. Sa i takon faktit që ka divergjencë mes dhomave të huaja me ato vendase, ka lidhje me konjukturat, ku shumë nga dhomat vendase bëjnë biznes dhe janë të lidhura me qeverinë.

Gjithmonë oponenca nga dhomat vendase, biznesi vendas, ka qenë më i vogël, se sa Dhoma Amerikane, Dhoma Gjermane, e kështu me radhë. Amnistia është e pranueshme te vendet me institucionet janë të forta dhe qeveria jep llogari. Në Europë kanë institucione drejtësie, dhe institucione të hetimit financiar, që janë shumë efektive. Në Shqipëri, çfarë ndodh, sot kemi qenë dëshmitarë që këtu paskan pastruar para edhe të vdekurit, jo më të gjallët. Kemi parë skandalin e inceneratorit dhe zonjën që nuk shtyn dot muajin por rezulton pronare korporate.

Nëse jemi në situatën ku paratë i pastrojnë të gjallët dhe të vdekurit, dhe ku drejtësia s’ndërmerr asnjë veprim. Imagjinoni që një skandal i tillë të ishte zbuluar në Itali, do kishe qindra njerëz të hetuar. Në Shqipëri nuk ndodh. Të bësh një amnisti që i lejon kësaj kategorie të pastrojë paratë dhe i çliron nga ndjekja penale, që ta bëjnë gjumin e qetë, kjo s’është as e ndershme, as e dobishme, si për ekonominë, ashtu edhe për shoqërinë”.

Tomorri thotë se administrata tatimore dhe Prokuroria kanë përgjegjësi lidhur me bizneset që kanë blerë fatura nga kompanitë fiktive.

Ligji përjashton subjektet e OFL, edhe rastet nën hetim nga Prokuroria. Nëse një kompani apo biznesmen është nën hetim për evazion fiskal, apo pastrim parash nuk përfiton, të paktën ashtu shkruan ligji. Pjesa më e madhe e kompanive fiktive, personat janë dënuar me burg nga 1 vit e gjysmë deri në 6 vjet. Shumica e tyre kanë dalë.

Publiku duhet të kuptojë një gjë, kompanitë fiktive, këta persona, që u shitën kompanitë të moshuarve apo njerëzve që s’jetojnë më, s’janë këta evazorët, por instrumentet. Përfituesit e vërtetë janë bizneset që kanë blerë fatura nga kompanitë fiktive. Blerësi më i madh është Integrated Technology e Klodian Zotos. Kjo çështje siç po zbulohet nga debatet opozitë-qeveri, vazhdon të jetë nën hetim.

Nuk e dimë nëse Prokuroria do dalë me një vendim dhe do shkojë te blerësit e faturave apo jo. Fakti që zvarritet tregon që diku këtu s’ka pasur vullnet për t’i vënë përpara ligjin. Përgjegjësia është në mënyrë të njëtrajtshme e shpërndarë, si te administrata tatimore si te Prokuroria. Zonja Ibrahimaj duhet t’u bënte rivlerësim tatimor të gjitha kompanive që kishin blerë fatura fiktive dhe t’u merrte paratë. Duhet të informonte qeverinë që blerësi më i madh ishte kompania nënkontraktor i qeverisë”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej