Tragjedi në brigjet e Italisë, mbytet anija me 180 emigrantë, mbi 40 viktima

Një anije me emigrantë është përmbysur ditën e sotme në brigjet pranë Italisë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 40 personave.

Anija ishte nisur nga brigjet e Turqisë dhe në bord kishte emigrantë nga Afganistani, Irani, Siria dhe Pakistani. Mes viktimave janë edhe tre fëmijë, 7-vjeç, 3-vjeç dhe një foshnje.

Sipas autoriteteve italiane, anija është përplasur me një shkëmb, rreth 20 kilometra larg brigjeve të Krotones, ndërsa trupat e pajetë janë gjetur sot në një plazh në zonën “Steccato”.

50 emigrantë janë shpëtuar deri tani, ndërsa vijojnë kërkimet për personat e zhdukur.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej