Tragjike në Greqi, guri shkëputet nga shkëmbi dhe zë poshtë 40-vjeçarin shqiptar

Një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Keratea të Greqisë.

Mediat greke bëjnë me dije se 40-vjeçari ka ndërruar jetë teksa ishte në mal duke mbledhur bimë medicinale, ku e ka zënë një gur.

Guri i shkëputur nga shkëmbi e ka përplasur dhe marrë shqiptarin zvarrë duke e hedhur nga një lartësi prej 20 metrash. Viktima ka ndërruar jetë në vend. Bashkë me 40-vjeçarin kanë qenë dhe dy persona të tjerë që kanë parë ngjarjen e rëndë dje kanë telefonuar ambulancë dhe policinë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej