Tre burra qëllojnë me grushta dhe i hedhin sprajt në fytyrë një gruaje, një i arrestuar, në kërkim dy të tjerët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec ku tre burra kanë qëlluar me grushte një grua dhe i kanë hedhur sprajt në fytyrë. Në pranga ka përfunduar njëri prej tyre, shtetasi Gledis Dikollari ndërsa dy të tjerët janë shpallur në kërkim.

Sakaq e dëmtuara mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 23 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe shpallën në kërkim shtetasit N. Ç., 39 vjeç dhe E. Ç., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe i kanë hedhur në fytyrë, lëndë të dëmshme (sprajt), një shtetaseje, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej