Më 10 mars 2022, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ka dalë në mbrojtje të vartësve Klodian Braho e Ened Nakuçi lidhur me dosjen e landfilleve; duke u kërkuar mediave e portaleve të heshtin dhe të mos e pengojnë SPAK-un në kryerjen detyrës.
Një nga detyrat hetimore të SPAK është dhe dosja e 3 koncesioneve; Check-up, Laboratorët dhe Sterilizimi i Pajisjeve Kirurgjikale, për të cilat më 18 korrik 2022 është marrë në pyetje, ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, si urdhërues, përcaktues fondesh, kontaktues paraprak me përfituesit, zhvillues tenderësh dhe firmosës kontratash.
Prej 9 muajsh, me hetimin e ish-ministrit Ilir Beqja nuk është bërë asnjë veprim tjetër, megjithëse 6 agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë dorëzuar relacionet e plota për krimet shkresore e ekonomiko-financiare, që Ilir Beqja ka bërë me 3 koncesionet e shëndetësisë në vlerë 350 milionë Euro.
Tre prokurorët e dosjeve, Elida Kaçkini, Edvin Kondili e Ened Nakuçi, prej 2 vitesh nuk kanë kryer asnjë veprim procedurial, përveçse kanë thirrur vetëm 1 herë Ilir Beqjen më 18 korrik, por pa avokat, pa prezencën e sekretares së dhomës së hetimit dhe pa regjistrim audio të pyetje-përgjigjeve.
Ndërsa përgjegjësi i sektorit Klodian Braho, nuk u ka kërkuar llogari prokurorëve, për mos zbatimin e procedurave, për mos thirrjen e Ilir Beqjes dhe për bllokim hetimesh, pas relacioneve të agjentëve të BKH, duke e lënë në heshtje dosjet e PPP-ve të shëndetësisë.
Në rastin konkret, nuk besojmë se po intimidojmë prokurorët dhe as po pengojmë punën e SPAK, por po bëjmë denoncim e thirrje publike, të kryhet hetimi ndaj aferave korruptive 350 milionë Euro që ka bërë ish-ministri Ilir Beqja.
Sepse relacionet e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë kyçur në kasafortë dhe prej 9 muajsh nuk po procedohet me tej ndaj Ilir Beqjes, ndërkohë që pas 1 muaji, përfundon afati procedurial hetimor 1-vjeçar i fillimit të hetimit dhe çështja do pushohet për tejkalim afati.
Siç duket, Ilir Beqja, për të cilin burime konfidenciale nga BKH, thonë se ka hedhur çekun 1 milionë Euro, te “duart e zeza” në SPAK për t’i hequr “njollat” penale 3 PPP-ve në shëndetësi, duke marrë garanci se nuk do preket.
Këtë garanci e manifestoi vetë Ilir Beqja, i cili deri 3 muaj pas thirrjes në SPAK, ishte i tmerruar dhe e qëndronte si i dhj*rë e nuk shkruante as në “FB”, ndërsa tani është i qeshur, i krekosur e trimëruar si në kohen kur firmoste PPP-të, madje merr pjesë në mbledhjet e qeverisë dhe sulmon e urdhëron ministrat.
Thonë se Ilir Beqja, nuk do e marrë as mandatin e deputetit që do lërë kandidati Benet Beci për kryebashkiak të Shkodrës, ngaqë është siguruar nga pazarxhinjtë SPAK, se i është mbyllur dosja dhe nuk ka nevojë për imunitet parlamentar; por do vazhdojë të zhvatë miliarda nga donacionet ku është drejtor.
Nëse Ilir Beqjes nuk i janë mbyllur dosjet e 3 koncesioneve kundrejt ryshfetit që flitet brenda SPAK e BKH, është detyrim i prokurorit përgjegjës Klodian Braho dhe 3 prokurorëve të dosjeve Elida Kaçkini, Edvin Kondili e Ened Nakuçi, të thonë nëse është mbyllur apo jo dosja “Beqja”.
Sepse prej 11 muajsh pas fillimit të çështjes penale, dhe prej 9 muajsh pas marrjes në pyetje të Ilir Beqjes, nuk po fillon procedim penal për ish-ministrin e 350 milionë Euro PPP; ose sipas ligjit, detyrimin për të verifikuar dhe deklaruar të vërtetën e ka drejtuesi i SPAK./Pamfleti