Trondit avokati i njohur: Nuk është gjakmarrja, ja për çfarë u vra Ardian Nikulaj në Shëngjin

Avokat Spartak Ngjela i ftuar në një intervistë televizive ku ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

Ngjela foli edhe për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin me porosi të Edmond Haxhisë, ku theksoi se nuk u vra për arsye gjakmarrje, por për para, pasi ka qenë në konflikt për gjëra të mëdha.

“Nuk qenë gjakmarrja, vrasja e Ardian Nikulajt ka qenë për para, ka brenda atë aspektin e gjakmarrjes, por është shumë i largët, por me sa kam investiguar dhe me ato që kam parë në shtyp janë në hotele, ndërtime janë shumë gjëra që kanë qenë në konflikt, se çfarë do të ndodhi nuk e di. Duhen pyetur hetimi. Se hetimi si i ka gjetur, nga biseda, nga përgjimet, të shikojnë përgjimet cilat janë dhe do të dali mendimi im që është problem ekonomik dhe jo hakmarrje e një momenti klasik, ‘më vrave, të vrasë’”, u shpreh Ngjela.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej