Një krim i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër. Bëhet me dije se shtetasi Naim Bajri është ekzekutuar me armë zjarri dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në lagjen “Rus”.
Mësohet se rreth 20 vite më parë, Bajrit i kanë vrarë edhe djalin.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2001, ku shtetasi, Xh.Shega, në bashkëpunim me shtetasit Ilmir Hajdari dhe Kujtim Barbullushi, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Endrit Naim Bajri.
Vrasja e sotme ka ndodhur në afërsi të markatës së peshkut, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i personit të plagosur.
Pak minuta pas krimit, është gjetur një mjet i djegur në afërsi të Bypasit të Shkodrës, e cila dyshohet se u përket autorëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e krimit.