Tunden prangat për Berishën, SPAK hap dosjen e Kompleksit Partizani; merret në pyetje Taulant Balla

Prokuroria e Posaçme ka hapur dosjen e privatizimit të Kompleksit Partizani. Bëhet fjalë për një megaaferë, ku të zhytur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

Ka qenë kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla,  ai i cili ka bërë një padi që dy vite më parë, por duket se tani kanë nisur të lëvizin gjërat. Balla depozitoi një dosje me shumë prova ndërkohë që sot ai është thirrur në cilësinë e kallëzuesit në ambient e SPAK.

Pak momentet më parë Balla u fut në ambientet e SPAK, ku do të merret në pyetje për gjithë kallëzimin që ka bërë vetë Balla, nga ana tjetër ai ka paralajmëruar se do të dorëzojë edhe prova të reja për këtë aferë.

Kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Sot në SPAK depozitohen prova të reja të kësaj mega-grabitje. Kam shumë besim se Drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund”, tha Balla në rrjetet sociale.

Fakti që SPAK ka thirrur Ballën, dëshmon se hetimet janë thelluar dhe tashmë Berisha me dhëndrin e tij janë vërtet të rrezikuar.

Por çfarë ka ndodhur realisht me skemën e privatizimit? Sipas të dhënave të Agjencisë së Pronave toka në fjalë ka qenë e pronarëve, por ajo i kaluar shteti dhe në vitin 1940 ata janë dëmshpërblyer nga qeveri italiane, pas vendi ynë ishte pushtuar nga Italia. Madje pronarët janë shpërblyer me franga ari. Qeveria italiane kishte plane të bënte një aeroport aty dhe prandaj mori tokën. Madje toka është blerë nga Shefqet Vërlaci dhe Jako Mane. Toka, nga Rr. e Kavajës deri tek Rr. Durrësit është blerë nga italianët dhe më pas ka kaluar në duart e shtetit.

Pra, pretendentët e këtyre pronave janë kompensuar një herë nga italianët dhe më pas toka është shtetëzuar, duke i kaluar në pronësi Ushtrisë. Në vitin 2008 një grup peronash që pretendojnë se janë pronarë të truallit, nisë procedurat e kompensimit dhe përfaqësuesi ligjor i tyre ishte Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës.

Sipas marrëveshjes, Malltezi do të merrte jo më pak se 5 për qind të vlerës së pronave të kthyera. Sot ka me mijëra shqiptarë që luftojnë prej 30 vitesh për pronat e tyre dhe akoma nuk i kanë marrë, por ajo që bie në sy është se pronat e Klubit Partizani u kompensuan brenda 6 muajsh. Procesi nisi në qershor 2008 dhe në dhjetor gjithçka mbaroi. Pra këtu pati rol vendimtar dyshja Berisha-Imami.

Ajo që bie në sy është se kemi një kompensim në qendër të Tiranës me vlerë tepër të ulët. Janë rreth 33 mijë metër katror tokë, ku shteti ka dhënë për pronarët 100 milionë lekë. Metoda e kompensimi përdorur nga grupi i ekspertëve është në kundërshtim të hapur me VKM 794 datë 21.11.2007 dhe të Udhëzimit Nr. 6364 datë 03.07.2008 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transferohet dhe procedurën e shitjes”, të cilët përcaktojnë që vlera e objekteve të privatizuara duhet t’i referohet çmimit të tregut të lirë.

“Fakti që ekspertët kanë vlerësuar në masën 10.109.000 lekë vlerën e objekteve mbi truall për para blerje dhe privatizim, vlerë kjo tepër e ulet në raport me sipërfaqen ndërtimore të saj apo dhe faktin se kjo zonë është zonë e miratuar për zhvillim ndërtimi, vendndodhja e saj në qendër të Tiranës provon fare qartë qëllimin kriminal të të gjithë personave të akuzuar”, thuhet në padinë e Ballës.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej