Tymi i makinave rrit rrezikun e atakut në zemër

Tymrat e krijuar nga shkarkimi i automjeteve rrisin ndjeshëm rrezikun e atakut në zemër.

Studimi i kryer nga ekspertë në regjistrin e infarkteve në Berlin ekzaminoi lidhjet midis ndotjes së ajrit nga trafiku dhe atakut në zemër.

Oksidi nitrik (NO) e ka origjinën nga djegia në temperatura të larta, veçanërisht nga motorët me naftë.

Analiza e 18,000 njerëzve zbuloi se nivelet më të larta ditore të NO rrit incidencën e atakut në zemër.

Profesori Niles Samani, nga Fondacionit Britanik i Zemrës, tha se këto gjetje shtojnë provat se ajri i ndotur është i lidhur me një rrezik më të lartë të sulmeve në zemër”.

Gjithashtu u zbulua se këto ranë në mot të nxehtë.

Çdo rritje e temperaturës me 10 gradë Celsius shoqërohej me një incidencë 6 për qind më të ulët.

Studimi përfshiu 17,873 pacientë që pësuan atak në zemër midis 2008 dhe 2014.

Autorja e studimit Insa de Buhr-Stockburger tha se studimi tregon se ajri i ndotur është një faktor rreziku për infarktin akut të miokardit dhe nevojiten më shumë përpjekje për të ulur ndotjen nga trafiku dhe djegia.

“Është e besueshme që ndotja e ajrit të jetë një shkak që kontribuon në infarkt, duke pasur parasysh se oksidi nitrik dhe PM10 nxisin inflamacionin”.

Ky studim do të raportohet për herë të parë këtë javë tek Shoqata Europiane e Kardiologjisë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej