U arrestua për atentatin ndaj prokurorit, kush është 39-vjeçari që u kap në Dubai

Amar (Dritan) Shkëmbi, 39-vjeç, është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe për llogari të drejtësisë shqiptare.

39-vjeçari rezulton  i shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal që ka organizuar atenatatin ndaj ish-prokuroit Arjan Ndoj në mbikalimin e Shkozetit në vitin 2019.

Si pasojë e të shtënave ndërroi jetë shoferi i ish-prokuorit, shtetasi Andi Maloku, si dhe u plagos Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Shkëmbit i është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Operacioni u zhvillua nga Policia e Shtetit dhe SPAK në koordinim me qendrën e Interpolit në Lyon, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

Për atenatatin ndaj prokurorit akuzohet si organizator dhe porositës i vrasjes, Plaurent Derivshaj, i cili aktualisht është në kërkim.

Të dyshuarit kryesor si ekzekutor për këtë ngjarje janë Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, ndërkohë që në pranga kanë përfunduar dhe shtetasit Akil Nerjaku, Marsel Deçka, E. Sinani, Julian Pjetri dhe  Bashkim Haxhija. Ndërsa në kërkim janë shpallur Ramazan Rraja dhe Julian Meçaj.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej