U dhunua pranë banesës, gazetari Doçi: Ishin si tufë qensh që kafshojnë për të mbyllur gojën! S’konsideroj asnjë mesazh dhune

Gazetari Adriatik Doçi që u dhunua pranë banesës nga persona të panjohur ka reaguar duke thënë se ishin si një tufë qensh që e kafshojnë në befasi.

Ndër të tjera shtoi se e bënë për t’i mbyllur gojën, por thkeson se nuk konsideron asnjë mesazh dhune.

“Mirënjohje për qindra miq dhe kolegë, të cilët u solidarizuan dhe dënuan sot sulmin fizik burracak prej çakenjsh ndaj meje. Ishte si një tufë qensh që të kafshojnë në befasi nga pas dhe ikin me vrap. Nuk e shoh vetëm si një incident apo dramë personale, por edhe si një demostrim të segmenteve të krimit dhe korrupsionit për të mbyllur gojën dhe kufizuar raportimin e gazetarëve, mediave në tërësi.

Personalisht nuk kam konsideruar dhe nuk do konsideroj kurrë asnjë mesazh dhune, force dhe shantazhi për të heshtur. Koha do ta tregojë. Ju paça”, shkroi Doçi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej