“U ekzekutuan në mënyrë makabre”, Blendi Fevziu publikon foton dhe rrëfen ngjarjen tronditëse: Dy prindërit e tyre të mbysin me trishtimin për vdekjen e 3 djemve!

Gazetari Blendi Fevziu ndodhet në SHBA ku po merr pjesë në festimet në kuadër të 110-vjetorit të krijimit të Vatrës në Nju Jork. Fevziu ka takuar edhe një çift me origjinë nga Kosova, të cilët i kanë rrëfyer historinë tragjike të jetës së tyre.

“Ky ishte cifti me i qete dhe me i menduar i darkes solemne per 110 vjetorin e VATRES ne Nju Jork. Ne fakt historia e Ahmet dhe Bahrije Bytycit eshte sa e trishte aq edhe krenare per shqiptaret. Tre djemte e familjes, Agroni (23), Mehmeti (21) dhe Ylli Bytyqi (25) ishin qytetarë amerikanë me prejardhje nga Kosova. Ata kishin lindur ne Çikago e qene rritur ne Nju Jork, por me 1999 ju bashkuan batalionit Atlantiku si vullnetare ne luften e Kosoves.

Ata ja dolen ne lufte por ne ditet e para te paqes vendosen te ndihmojne nje familje per tu kthyer ne Serbi. Nuk dijet se si u kapen nga serbet dhe u ekzekutuan ne menyre makabre. eshtrat e tyre u gjeten ne 2001. Me gjithe kembenguljen e SHBA per sqarimin e rrethanave te vrasjes se 3 shtetasve amerikane askush su denua per ekzekutimin e tyre pa gjyq. Ata dhane jeten per vendin e tyre, ndersa dy prinderit e tyre mbysin trishtimin per vdekjen e tre djemve. Qe rane deshmore per Lirine qe Kosova feston sot.”, shkruan Blendi Fevziu.

“U ekzekutuan në mënyrë makabre”, Blendi Fevziu

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej