U kap me 113 mijë euro në Audin luksoz, lihet i lirë efektivi i RENEA-s

Është liruar nga burgu shefi i stërvitjes së Repartit Special RENEA, Altin Morina, i arrestuar pak javë më parë pasi u kap me një shumë të konsiderueshme parash në makinë.

Bëhet me dije se vendimi për lirimin e Morinës është marrë para 3 ditësh nga Gjykata e Tiranë, e cila pranoi kërkesën e specialit për ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në Burg” në “Detyrim për tu paraqitur në prokurori”.

“Prokuroria nuk ka asnjë provë, paratë i kam marrë nga një biznesmen 30 minuta para arrestimit. Nuk vijnë nga produkt kriminal, jam  gati të bashkëpunojë me organin e akuzës për ti dhënë prova që lekët i mora për arsye personale dhe familjare. Nuk ka patur person tjetër në shoqërinë time në momentin e arrestimit…” ka deklaruar Morina.

Avokti i Morinës madje ka paraqitur edhe mandatin bankar të tërheqjes së eurove.

43-vjeçari Morina u vu në pranga teksa lëvizte me një mjet luksoz fuoristradë tip “Audi”, brenda së cilës u gjetën plot 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Paratë u gjetën në një qese plasmasi në vendin e parë të makinës, ndërsa burimi i tyre nuk dihet ende. Nuk përjashtohet mundësia që paratë të kenë origjinë kriminale. Shefi i RENEA u vu në pranga gjatë një aksioni policor në zonë e “Kodrës së Diellit” në Tiranë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej