U kap me 58 kg drogë, qytetari: Erisa e AKSHI-t e afërme e Eduard Shalsit, e mbulonte me afera korruptive

Erisa Fero është specialistja e AKSHI-t që u arrestua para dy ditësh me 58 kilogramë drogë.

E reja është e dashura e Likmend Bashës, 32-vjeçari që u kap bashkë me të dhe që rezulton të jetë djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja.

Lënda narkotike blihej në Shkodër dhe më pas transportohej drejt Tiranës dhe Fushë-Krujës.
Bashkë me Feron e Bashën u ndalua dhe një 17-vjeçar me inicialet M.K..

Dy persona me inicialet F.S., dhe G.S janë shpallur në kërkim.

Fero ishte kallëzuar nga KQZ në prokurori për falsifikim të rezultatit të votave për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Ndërkohë një qytetar ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania duke thënë se Eduart Shalsi e ka njeri të afërm Erisën dhe e ka mbajtur me afera korruptive.

Qytetari:

Pershendetje JOQ kjo eshte Erisa fero qe ju sekuestruan 58 kg kanabis, seshte Hera e par qe ajo transporton lend narkotike. Eduart Shalsi e ka njeriun e vet dhe gjithmon ai e ka mbuluar ne afera korruptive…

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej