U kapën në Gramsh/ Sot dalin para gjykatës në Elbasan të dyshuarit si spiunë

Sot në orën 11:00 do të zhvillohet seanca në gjykatën e Elbasanit për dy shtetasit rus dhe një ukrainas që tentuan të futen ne bazën ushtarake në Gramsh.

Ora Neës ka mundur që të sigurojë kërkesën e prokurorisë e cila ka kërkuar masën arrest me burg për këta shtetas.

Bëhet fjalë për 25-vjeçarin ukrainas e identifikuar si shtetasi  Fedir Aplatov dhe dy shtetasit rusë Svetlana Timofoeva 33 vjeç dhe Mikhail Zorin 24 vjeç.

Ata  sulmuan dy ushtarë shqiptarë me spraj neuroparalizues në Uzinën e Ushtarake të Gramshit ka qenë në Shqipëri edhe vitin e kaluar.

Ngjarja ishte regjistruar rreth orës 17:40 minuta të datës 20 gusht por u mësua nga mediat disa orë më vonë, rreth orës 21:00.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej