Shtatë persona janë arrestuar nga Policia pasi dyshohet se kanë përvetësuar pensionet.
Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga ministri Ulsi Manja, ky i fundit shkruan se këto persona i kanë shkaktuar shtetit dëm prej 33.000.000 lekësh.
“Përvetësonin pensionet duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 33.000.000 lekësh, 7 zyrtarë para drejtësisë! Falë denoncimeve të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit!