U përfol se ishte i lidhur me Kiara Titon, reagon për herë të parë djali i biznesmenit shqiptar dhe tregon si është e vërteta

Një tjetër thashethem i cili ka qarkulluar gjatë ditëve të fundit është ai se moderatorja Kiara Tito është në një lidhje jashtë shtëpisë së Big Brother Vip. Djali për të cilin u përfol ishte Renald Koka, djali i biznesmenit Leonard Koka. E teksa Kiara nuk di se çfarë ndodh jashtë, duhej reagimi i Renaldit për t’i vendosur njëherë e mirë kapakun këtyre thashethemeve.

Së fundmi, ai ka reaguar dhe ka hedhur poshtë këto thashetheme duke thënë se nuk është në një lidhje me Kiarën.

“Pikë së pari në fillim mendova të mos reagojë sepse kam jetën time private dhe janë gjëra që nuk më interesojnë, por duke parë se si lajmi vetë ofrohet nga mediat, konfirmohet po vet nga ata dhe merret si e mirëqenë në publik erdhi momenti që të them dhe unë dicka meqë emri im dhe foto ime është perdorur për interes të mediave, pa aprovimin tim dhe duke m shkaktuar dëme te tjera që mediave nuk i intereson. Por për këtë pjesë kam kontaktuar avokatin të marrë masat e nevojshme për padi dhe të zgjidhet në menyra të tjera.

Së dyti duhet të bëj një sqarim meqënëse rrjedha mori kështu. JO NUK JAM I LIDHUR me Kiara Titon dhe ju lutem të keni pak sensin e njerzillikut dhe mos të jeni kaq egoistë vetëm për përfitimet tuaja jo vetëm duke perdorur emrin tim dhe foton time pa asnj aprovim por dhe duke sajuar një lidhje pa asnjë provë, pa asnjë fakt vetëm për të fituar disa klikime.

Jeta nuk është “Big Brother” kështu që ju lutem sinqerisht të merrni në konsideratë që ka dhe njerez që shohin jetën e tyre, jo të të e tjerëve në “Big Brother”. Faleminderit për mirëkuptimin…”, tha ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej