U përplas për vdekje në derën e shtëpisë nga shoferi i droguar, 25-vjeçarja sapo ishte martuar dhe do të ikte në Angli

Marjana Sahitaj kishte pak ditë që kishte lidhur kurorë dhe po priste ditën e udhëtimit për t’u bashkuar me bashkëshortin e saj në Angli, por një shofer që drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike i preu ëndrrat në mes.

25-vjeçarja ishte martuar në 6 gusht të këtij viti dhe pas një jave do të largohej nga Shqipëria. Natën e kaluar, ajo po qëndronte ulur në oborrin e prindërve të saj në rrugën “Shaban Bardhoshi” në Tiranë, kur 40-vjeçari Sajmir Thaçi humbi kontrollin e mjetit tip “Audi”, u përplas me portën e banesës dhe pasi ka hyrë në oborr ka goditur të renë.

Shtëpia ndodhet buzë rrugës dhe pranë një kthese. 25-vjeçarja u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej