U plagos në dorë dhe u largua nga vendngjarja, si u zhduk vëllai i Fation Muratit pas atentatit!

Mënyra se si është organizuar atentati në lokalin e Fatjon Muratit në zonën e Don Boskos, është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë.

Dy persona të maskuar kanë zbritur në vendin e ngjarjes dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku. Më pas, ata janë larguar. Një ditë pas atentatit me armë zjarri në zonën e Don Boskos në Tiranë, në zonën e Durrësit u gjet një automjet i djegur.

Policia lokale sqaroi se në mjetin tip BMW, ishin tri armë zjarri të llojit automatikë. Policia e Durrësit sqaroi se mjeti u gjet në fshatin Likmetaj në zonën e Manzës dhe nga hetimet paraprake dyshohet se ky automjet është përdorur për kryerjen e atentatit në Tiranë që la pas një të vdekur dhe gjashtë persona të plagosur.

Ndërkohë po kryhen të gjitha ekzaminimet nga ana e hetuesve me qëllim gjetjen e provave që mund të çojnë në identifikikimin dhe kapjen e atentatorëve.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 17 gëzhoja plumbash kallashnikovi. Ndërsa ende nuk dihet saktësisht nëse shënjestër e atentatit ishte Fatjon Murataj apo të afërmit e tij, në lokal përveç xhaxhait tij Sahit Murati ishte edhe vëllai dhe kushëriri i tij.

Mësohet gjithashtu se vëllai i Fatjon Muratajt ka mbetur i plagosur në pjesën e dorës, por është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga atentati humbi jetën 58-vjeçarja, Mimoza Paja, e cila punonte si banakiere.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej