Uji i ndotur i rubinetit pasuron kompanitë private, sigurojnë 40 herë më shumë të ardhura se Ndërmarrjet e Ujësjellësit

Në  raportin e bilancit paraprak për vitin 2022, që ka nxjerrë Ministria e Ekonomi-Financave, flitet për rritje të madhe të ardhurash e fitimesh nga linjat dhe fabrikat e ujit, por edhe për shtim të fabrikave dhe shitësve të licencuar me makineta nëpër pallate.

Krahasuar shifrat, rezulton se gjatë vitit 2022, linjat dhe fabrikat e ujit, kanë fituar 40 herë më tepër se ujësjellësit e bashkive, ngaqë afro 1.6 milionë abonentë familjarë, biznese e ente publike, furnizohen e ujë të ndotur.

Prandaj banorët e blejnë ujin përditë, duke e futur te lista e produkteve e shportës, por edhe në lokale detyrohen ta blejnë, sepse të gjithë ujësjellësit në çdo Bashki, shpërndajnë ujë të ndotur.

Aq e vërtetë është ndotja e ujit që vjen në rubinete, sa edhe zyrat e shtetit, të Entit Rregullator të Ujit e Bashkive, të Shëndetit Publik e të AKU, madje dhe zyrat Ujësjellësve blejnë ujë të ambalazhuar, veçse me ndryshimin, se këtyre u paguan shteti, ndërsa qytetarët e paguajnë vetë.

Analizat e bëra nga mediat, nga vetë qytetarët dhe rastet e shumta të helmimeve nga uji në Tiranë, Durrës, Berat, Krujë, Vlorë, Kukës, Bulqizë, Fier, Elbasan e Gjirokastër, kanë vërtetuar se uji i rrjetit të ujësjellësve është i 100% i ndotur dhe me rrezik për shëndetin e konsumatorit.

Ndërsa pas çdo rasti helmimi apo denoncimi në media, laboratorët e Ujësjellësve, të Bashkive, të Institutit të Shëndetit Publik e madje dhe laboratorët mjeko-ligjor, mashtrojnë sikur uji është i pijshëm; siç vepruan para disa muajsh në Durrës, Krujë, Bulqizë e Lushnje.

Fakti është se nga 58 Ujësjellës, 52 nuk kanë fare impiante filtrimi në ujëmbledhës, në depot e ujit dhe në pikat dalëse të shpërndarjes së rrjeteve që lëshojnë ujin te konsumatorët, ndërkohë që 15 vitet fundit, shteti ua ka dhënë nga 2-3 herë fondet për blerjen dhe instalimin e impianteve.

Thuhet se është pazar i bosëve të fabrikave të ujit me bosët e pushtetit, të cilët marrin “llokmat” e ryshfetit nga ky lloj biznesi, por edhe një biznesi monopol i krijuar në Shqipëri, me aktivitet shitje impiantesh filtrimi uji në familje.

Sepse, shqiptarët nuk përdorin ujë çezme, madje sakrificën për të blerë ujë fabrikash, po e bëjnë dhe familjet e varfra nga frika e helmimit, sidomos për fëmijët./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej