Ulsi Manja ironizon deklaratën e Metës për inceneratorët: Nuk ka faj i shkreti

Presidenti Ilir Meta thotë se skandalet e fundit të publikuar për inceneratorët, janë vetëm maja e ajsbergut në lidhje me këtë aferë.

Përkundrejt kësaj deklarate ka reaguar ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili pretendon se është diçka tjetër që “ia prish gjumin” Metës.

“Ulëritëse është që Ilir Meta vazhdon ndot dynjanë, ndërkohë që emrat e të vdekurve me të cilët ai luan për të ulëritur, janë nxjerrë nga dosjet e çuara në prokurori prej vitesh nga hetimi tatimor,” – shkroi Manja në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Meta ngre dyshime se si mundet që sistemet bankare të lejojnë transaksione me firma të njerëzve që nuk jetojnë më, teksa përmendi edhe mos veprimin e institucioneve, si QKB-ja apo Krimi Ekonomik.

“Shohim që prej vitesh bëhen veprime të tilla dhe këto veprime bëhen në banka. Çfarë është ky sistem bankar që pranon firma të tilla, firma të njerëzve që nuk jetojnë, firma të njerëzve që janë në azile. Çfarë është QKB-ja që pranon të bëjë veprime të tilla, çfarë janë këto noterë që bëjnë këto veprime, ku është Krimi Ekonomik, ku është institucioni i pastrimit të parave, kush mban përgjegjësi për këto skandale që jo vetëm nuk mbarojnë, por vetëm thellohen”, deklaroi Meta.

Këtë martë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) urdhëroi pezullimin e kompanive të përfshira në aferën e inceneratorit të Tiranës, pas denoncimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej