Ultimatumi i pedagogëve/ Rama “shigjeton” sërish ish-SHIK-sin

Ditën e djeshme pedagogët njoftuan se sot do të nisnin grevën e urisë në orën 16:00.

Kryeministri Edi Rama, gjatë përurimit të shkollës “Klodian Tanushi”, ka reaguar sërish sot lidhur me këtë çështje, duke iu drejtuar kreut të Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, duke u shprehur se ai po merr urdhra nga “Foltorja”.

Ka uzurpuar sindikatën e ashtuquajtur të pedagogëve. Del me ultimatum se nëse nuk i rriten rrogat do hyjnë në grevë. Grevë urie për rroga mund të bëjnë vetëm njerëzit pa atdhe, pa flamur, pa fe, pa din e pa iman. Grevë urie për rroga nuk bëjnë prindërit e këtyre të cilët me siguri shumica i kanë të ardhurat më pak se SHIK-si që urdhrat i merr nga foltorja e baltës. Greva e urisë është një institucion shumë i lartë që luftohet për të drejta themelore, jo për rroga. Aq më tepër që në këto kushte rritjen më të madhe të rrogave e kanë pasur pedagogët e universiteteve.

Nuk u është rritur 15% rroga mësuesve, edhe pse kanë një punë shumë më të vështirë se ata që mbajnë e emrin e pedagogut dhe dalin në media të thonë nuk ia vlen të jesh pedagog në Shqipëri. Natyrisht që përfitojnë nga një autonomi e kuptuar si papërgjegjshmëri. Dikush që thotë nuk ia vlen të jesh pedagog nuk mund të jetë pedagog, personazhe që çedukojnë rininë, shumica e pedagogëve nuk janë këta. Nëse do ishin shumica do ishim në një alarm më të madh se inflacioni i luftës. U detyrova të flas për këtë, por më vjen shumë mirë që këtë mundësi na e jep shembulli i një djali që pagën e kishte më të ulët se SHIK-si që do të futet në grevë urie për t’u shërbyer atyre që u shërbejnë rublave ruse dhe jo atdheut, por dha jetën“, tha Rama.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej