“Unë njoh 50 Ilir Metaj!”/ Ish-kreu i Shtetit ia hedh ‘topin’ deputetit të PS-së dhe paralajmëron: Unë kam qenë vetëm Sekretar i …

Kryetari i Partise se Lirise e ka quajtur Autoritetin e Dosjeve si autoriteti i manipulimit dhe kriminalizimit, tha se ata e dine kush eshte personi me inicialet I.M qe ka dosje ne strukturat e Sigurimit te Shtetit.

Ish presidenti ia hodhi topin deputetit të Partisë Socialiste në Vlorë Ilir Metaj, duke u nisur nga emri dhe mbiemri i njëjtë.

“Unë njoh nja 40-50 Ilir Metaj”, tha ish kreu i shtetit duke theksuar se ne ato vite, “kam qenë vetëm Sekretar i Rinisë në Fakultetin e Ekonomisë”.

Fjala e plotë:

Pse nuk e bën publike Autoriteti sa I.M kanë qenë në Fakultetin e Ekonomisë, sa I.M kanë qenë? Ata e dinë shumë mirë. Unë në atë kohë kam qenë vetëm Sekretar i Rinisë së Fakultetit të Ekonomisë. Isha zgjedhur se kisha aftësi lidershipi që atëherë. Njoh 50 Ilir Meta, në klasë kam patur 2 Ilir Metaj. Na ndanin, Ilir Rexhep dhe tjetrin që s’dua ta marr nëpër gojë. Autoriteti i Dosjeve ka përgjegjësi. Mund të ketë persona që kanë krijuar familje dhe fëmijë, përgjegjësia është e autoritetit. Mund ti kërkojmë përgjegjësi Edi Ramës por kjo na bën të sëmurë nga mendtë sepse një të sëmuri nuk i kërkon dot përgjegjësi. Tani PL dhe opozita e kanë mbyllur hesapin me hesapin. Për ccështjen në fjalë dua të siguroj të gjithë qytetarët që Ilir Meta është këtu pas 30 vitesh angazhim, jo se s’ka bërë gabime, por sepse është i pastër në ndërgjegjen dhe të vërtetën e tij.

Do të vazhdoj dhe nja 30-40 vite të tjera. Kam ëndërr të bëhem kryetar i Referendumit. Sepse kur qeveria del kundër popullit opa del referendumi. Këta që bëjnë si të fortë, ju i dini si bëhen qingja. Për mua nuk ekziston më Autoriteti i Dosjeve, është Autoriteti i Manipulimit dhe Kriminalizmit të Dosjeve. Një ccështje kaq delikate katandiset për nevojat e një të sëmuri psikik. Qenka shqetësuar regjimi i patronazhistëve që ka vënë një popull në përgjim se ka shkuar një email që akuzon I.M se ka spiunuar në 88 a 89. Bëjnë ligj për një person? Pse kush i pengoi? Edhe kur ishte president? Ata e dinë shumë mirë si është puna e I.M. Do mbajnë përgjegjësi, për fëmijët e mi mos tëe kenë përgjegjësi. Ata kanë dëgjuar gjëra të rënda për babain e tyre por edhe për mamanë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej