“Urdhri i Uashingtonit për arrestimin e non-gratave ka tronditur disa parti politike”, Spahiu: Ata që kërcënojnë Dumanin, kanë probleme me SHBA-në

Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se personat të cilët kanë kërcënuar kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, janë persona të cilët kanë probleme me SHBA-në.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se lajmi i rritjes së masave të sigurisë për kreun e SPAK, nuk është i vërtetë. Kjo pasi sipas tij, kreu i SPAK i disponon masat e sigurisë që prej ditës së parë që ai ka marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Më tej ai shtoi se ata të cilët përhapën lajmin përmes mediave se Dumani është kërcënuar, janë ata të cilët donin t’i dërgonin një mesazh kërcënimi kreut të SPAK.

Kjo situatë që është publikuar dje, nuk ka ndodhur as dje, as pardje, por pothuajse që në fillimet që ai ka marrë detyrën. Nuk është shtuar asnjë polic më shumë. Ajo që ka ndodhur dje është vetëm lajmi i bujshëm që Altin Dumani është kërcënuar. Unë mendoj se pas lajmit fshihet kërcënimi i vërtetë për Altin Dumaninin. Unë mendoj që ata që kanë përgatitur lajmin për masat e sigurisë nuk i kanë çuar dot një kërcënim të drejtëpërdrejtë kreut të SPAK, por ia kanë dërguar përmes mediave duke përhapur propagandën se Altin Dumani është nën kërcënim dhe nën masa të rrepta sigurie.

Nga SHBA i është kërkuar SPAK-ut që të procedojnë penalisht të gjithë ata persona që janë shpallur non-grata nga SHBA, por Britania e Madhe.

Kemi një rreth më të gjerë subjektesh politike që do të jenë në hetim. Se nga vjen ky kërcënim për kreun e SPAK në nuk di të them, por themelet e shtetit janë tronditur si kurrë më parë, asnjë prokurori nuk ka mundur të vendosë pas hekurave ministra dhe deputetë të maxhorancës në pushtet.

Dora e SPAK mund të shtrihet shumë më lartë dhe unë besoj se me ardhjen e ambasadorit të SHBA, do të ketë një politikë më të ashpër të Prokurorisë së Posaçme mbi subjektet e politikës”, tha Spahiu.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej