Familja e 7-vjeçarit që vdiq tragjikisht ditën e djeshme në Bërxullë vajton humbjen e papritur të të miturit. 7-vjeçari u përplas pët vdekje nga një makinë, teksa ndodhej në lokalin e babait të tij.
Aksidenti tragjik ndodhi kur dy makina u përplasën me njëra me tjetrën dhe goditën aksidentalisht të miturin. Njëri nga mjetet pasi u përplas me makinën tjetër, përfundoi në fasadën e një lokali buzë rrugës, ku ndodhej edhe një 7-vjeçar.
Fëmija ishte në pjesën e xhamërisë ku u përplas nga makina për vdekje. Lokali ku ndodhi ngjarja është në pronësi të të atit të 7-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia e lartë ose parakalimi i gabuar.