“Vdekje e saj ishte…”, flasin familjarët e gruas që humbi jetën në Bashkinë e Lushnjes

Familjarët e Shpresa Canit, 48-vjeçares e cila humbi jetën në ambientet e Bashkisë së Lushnjes, shprehen të tronditur nga ngjarja.

Duke folur për gazetarët, tezet e hallat e saj pohojnë se mbesa kishte shkuar për të bërë letrat e Kemp-it  sepse vuante nga drepanocitoza, një sëmundje gjaku, por jo e rëndë.

“Erdha mbrëmë tek shtëpia këtu, më thanë Shpresës i ka rënë infarkt. Po si i ka rënë, tezja nuk di gjë. Në Bashki kishte vajtur për të bërë letrat (për ndihmë ekonomike). Atje kishte rënë te dera”, rrëfeu tezja e 48-vjeçares.“U nis me këmbët e veta dhe erdhi me arkivol. Te bashkia kishte vajtur për të bërë letrat e Kempit. Atje ra, mbaroi”.

“Ishte anemike, ishte e sëmurë prej vitesh. Merrte gjak prej vitesh”, rrëfen më tej tezja e saj.

“Iku, bëri punët këtu, lau, shpëlau. Kur thanë iku vdiq atje, ne u habitëm. Vdekje e papritur”.

Familjarët tregojnë se ajo kishte shkuar vetëm tek bashkia. 48-vjeçarja mësohet se jetonte me të atin, i cili është invalid.

Paraprakisht dyshohet se ajo humbi jetën për shkaqe natyrale, megjithatë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej