Vdes stjuardesa 24-vjeçare e “Air Albania”, u ndje keq dhe u shemb përtokë sapo mbërriti në Britani

Një stjuardesë 24-vjeçare e linjës ajrore “Air Albania” është shembur në tokë dhe ka humbur jetën në momentin që aeroplani kishte mbërritur në Aeroportin Stansted në Angli.

Lajmin e bëjnë me dije mediat britanike, të cilat shkruajnë se ambulancat dhe ekipet e ndihmës së parë nga Essex dhe Herts iu përgjigjën thirrjes së emergjencës nga kabina e avionit nga Tirana.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00 të së mërkurës më 21 dhjetor, por vetëm së fundmi është bërë publike.

Shërbimi i ambulancës e dërgoi vazjën në spitalin Princess Alexandra në Harloë, por mësohet se ajo nuk arriti të shpëtojë.

Një zëdhënës i policisë së Essex tha: “Ne i erdhëm në ndihmë kolegëve tanë në Manchester Airports Group dhe shërbimin e ambulancës në Aeroportin Stansted pasi u thirrëm për një shqetësim për për shëndetin e dikujt”.

Indie ka kontaktuar me “Air Albania” për detaje të mëtejshme, por nuk ka marrë përgjigje.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej