Vdiq në komisariat, 32-vjeçari dyshohet se gëlltiti dy doza kokaine gjatë ndjekjes nga policët

Detaje të reja nga vdekja e 32-vjeçarit Laert Kurti në ambientet e Komisariatit të Policisë në “Don Bosco”.

Burime bëjnë me dije se dyshohet që 32-vjeçari kishte gëlltitur dy doza kokaine gjatë ndjekjes nga policia.

Kurti ndodhej në makinë me shokun e tij, kur u pikasën nga patrulla e policisë. Ata i bënë thirrje të ndalonte por 32-vjeçari zbriti nga makina dhe u largua me vrap. Dyshohet se gjatë këtij momenti, ai gëlltiti dy doza të kokainës, për të mos iu kapur nga efektivët.

Policët arritën ta prangosin disa minuta më pas dhe e shoqëruan në komisariat. Aty 32-vjeçari shfaqi probleme shëndetësore, dridhje dhe shkumëzim. Policët raportohet se njoftuan ambulancën, por për shkak se po vonohej vendosën ta dërgonin me makinë në spitalin e Traumës, ku mbërriti pa shenja jete.

Laert Kurti ishte i dënuar më herët për plagosje, si dhe i proceduar për falsifikim monedhash.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej