Vdiq pak pas abortit, Etleva Çullhaj nënë e dy fëmijëve, Materniteti i Elbasanit: Janë ndjekur të gjitha procedurat

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan, ku një 34-vjeçare humbi jetën disa orë pasi kishte kryer abortin në maternitetin e këtij qyteti.

Deri tani shkak për vdekjen e 34-vjeçares Etleva Çullhaj mendohet të ketë ardhur nga mpiksja e gjakut.

Sipas “Abc News” Materniteti i Elbasanit ka deklaruar se aborti është kryer normalisht dhe sipas të gjitha procedurave, ndërkohë deri më tani nuk ka patur një reagim zyrtar nga ana e tyre.

Etleva Çullhaj jetonte në zonën e 5 majit në Elbasan dhe ishte nënë e dy fëmijëve, kurse prindërit e saj jetojnë në zonën e Baldushkut në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhu dy ditë më parë në Elbasan, ku 34-vjeçarja Etleva Çullhaj ka kryer abort, por pak orë më vonë fatkeqësisht ka shfaqur komplikacione dhe është dërguar menjëherë në spital, ku edhe ka humbur jetën.

Si pasojë janë proceduar penalisht dy mjekët e maternitetit të Elbasanit, Arben Paralloi, 56 vjeç dhe Behar Gjevori, 60 vjeç, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej