Veliaj thumbon Berishën dhe Metën: Sali komunisti dhe Ilir fuksi t’i zgjidhin vetë hallet e viteve ‘90

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste në 27 njësitë vendore të Tiranës.

Në fjalën e tij Veliaj sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin Ilir Meta, duke thënë t’i zgjidhin vetë hallet e tyre.

Sipas tij opozita është duke zgjidhur hallet e viteve ’90, ndërsa qeveria është angazhuar në përmbushjen e detyrave për ta çuar vendin përpara.

“Ne jemi duke bërë bisedat për të ardhmen, ata janë duke zgjidhur akoma hallet e vitve ‘90. Kush na spunoi tek greva e urisë, ishte ky Ilir Metë apo dikush tjetër? Kush ishte doktori që Ramizi i çoi të prishte festën e studentëve, ishte ky doktor apo një doktor tjetër? Ata e kanë jetën e tyre të obesuar për të sqaruar muhabetet e vitit ’90.

Ne e kemi jetën tonë të angazhuar dhe të mobilizuar për sqaruar ëndrrat, misionin e Shqipërisë që vjen. Ata janë thellësisht vulgarë, banalë, bajatë, po kur jemi të gjithë bashkë, me njerëzit që keni në krahë, vendi ynë është në drejtimin e duhur. Komunisti Sali dhe fuksi Ilir t’i zgjidhin vetë hallet e tyre”, u shpreh Veliaj.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej