Velipoja jashtë kontrollit nga Bashkia, privati zapton ku të mundet

Plazhi me i madh ne veri te vendit, Velipoja, eshte teresisht jashte kontrollit dhe administrimit te bashkise Shkoder dhe Prefektures. Hapesirat publike ne kete plazh ngjajne si fjale te huaja, pasi ne te gjithe gjatesine e kesaj vije bregdetare privati ka zaptuar cdo gje. Korriku dhe Gushti pritet te shenojne edhe cmimet e kripura te shezlloneve, paralajmerimet per kete gje i kane leshuar tashme operatoret turistik.

E ndersa kudo rera eshte kthyer ne prone private, ata qe duhet te zbatojne ligjin po bejne sehir, sepse nen duar marrin shperblimet per heshtjen dhe mos nderhyrjen e tyre. Ne krahun tjeter alarmante eshte gjendja jo vetem ne rere por edhe ne uje, ku motorret e ujit levizin si te cmendur pa respektuar distancen, e duke vene ne rrezik jeten e pushuesve. Keto te fundit po perballen me skena te frikshme nga sjelljet e drejtuesve te ketyre mjeteve, qe ne jo pak raste nder vite kane marre jete njerezish.

As bashkia si pergjegjese e administrimit te territorit, ku do te duhej te kishte vendosur bovat e ujit, e as policia e kufirit nuk kane vepruar per te ndalur keto situata te rrezikshme. Ne muajt korrik dhe gusht numri i pushuesve shkon deri ne 150 mije dhe te tilla skena do te jene burim jo vetem incidentesh por edhe nje imazhi te shemtuar te Velipojes. Tallja qe bejne institucionet me masa te marra vetem ne leter, eshte deshmia me e mire se ato jane fajtoret kryesor te deshtimit te sezonit.

Fatmiresisht Velipoja ka mjaftueshem hapesira publike per privatin dhe publiken, por ato cdo vit nuk respektohen sepse te fortit bejne ligjin, ndersa shteti mbyll syte dhe regjistron vetem ngjarjet qe me pas ndodhin. Prej javesh Velipoja eshte nje kembane e forte alarmi per sigurine dhe koha per te vepruar ka ardhur!/ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej