Velipoja si mos me keq në prag sezoni, pushtetarët vijojnë avazin me akuza

Velipoja edhe kete sezon turistik, ndonese u hap me buje dhe fjale te medha, ka te trasheguara te njejtat probleme me sezonet e shkuara. Motorret e ujit vijojne te sfidojne shtetin duke levizur ne plazh pa asnje leje dhe zona te percaktuara, qe vene ne rrezik jeten e pushuesve. Ne krahun tjeter bashkia e Shkodres nuk ka patur kohe te vendose bovat e ujit, qe duhet te sigurojne peremetrin e levizjes se tyre dhe mbrojtjen e jetes se qytetareve te saj. Por keto nuk jane te vetmet probleme qe perballet zona, pasi pastertia, infrastruktura rrugore dhe menaxhimi i territorit lene per te deshiruar, duke mos kapur standartet e kerkuara. Nje pjese e ketyre problemeve ju parashtruan edhe prefektes se Shkodres Majlinda Angoni, qe palet i uli ne nje tryeze por pa shume ndryshime nga retorika e pervitshme, e akuzave dhe kunderakuzave, e drejtimit te gishtit tek tjetri. Si bashkia ashtu edhe institucionet e tjera qe kane pergjegjesi per mbarevajtjen e sezonit, nuk po arrijne te krijojne fryme bashkepunimi dhe zgjidhje te problemeve, ndersa humbin kohe ne te tilla tryeza qe me shume bejne show se japin zgjidhje. Jane jo pak por 12 kilometra vije bregdetare qe kerkojne menaxhimin dhe sherbimin me standarte, e jo vetem qendra sa per fasade. Fatkeqesisht as kete vit diferenca nuk po behet dhe loja e nisur po deshmon qe plazhi i Velipojes do te ece me te njejtat probleme, duke mos ju dhene pushuesve asgje te re e aq me pak ndryshimin qe meritonte kjo pjese e bregdetit Adriatik.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej