Vëllai i Sokol Olldashit i përgjigjet Berishës: Të erdhi Basha në zyrë gati duke qarë, ti kërcënove çdo kryetar PD-je…

Vëllai i të ndjerit Sokol Olldashi, Ardian Olldashi ka reaguar pas deklaratës së kreu të PD, Sali Berisha, i cili në një intervistë tha se Sokol Olldashi bëri gabim gjatë përballjes me Lulzim Bashën.

Berisha tha se për garën për kryetar partia Olldashi gaboi duke dalë me mbështetjen e strukturave, ndryshe nga Basha që doli me anëtarët.

Ardian Olldashi me anë të një reagimi në rrjetet sociale thotë se deklarata e Berishës është e pavërtetë, teksa shkruan se ka qenë vetë ish-kryeministri që sipas tij ka kërcënuar krerët e degëve të PD për mos të ndihmuar Sokol Olldashin që sipas të dhënave ishte para në këtë zgjedhje.

“Nuk eshte e vertete! Ti e di mire qe Koli fitonte me cdo formule. Te merkuren ne darke, pra ne Daten 26.06.2013 Basha te erdhi ne zyre gati duke qare dhe u keshillua me ty per nje terheqje te mundeshme te tijen. Per c’arsye? Per arsyen se te dhenat qe vinin e jepnin Kolin ne avantazh. Ti ke marr personalisht ne telefon pothuajse cdo kryetar neper rrethe. Natyrisht jo per ti uruar naten e mire, sepse ne fakt ishte darke, por per ti kercenuar me shprehje qe me mire mos ti perserisim. Ty dhe jo vetem ty te vjen spontanisht pyetja: Nga i ditkam une keto gjera? I di nga ata qe ate darke ishin prezent ne zyren tende. Fatkeqesisht politika eshte i vetmi zanat per te cilin nuk behet shkolle. Rezultatet duken” shkruan Olldashi në postimin e tij.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej