Vendimi/ Edi Rama jep me PPP edhe Parkun e Drilonit, 420 mijë m2 falas për 30 vite

Fakti që propozimi është bërë gjoja nga ministrja e Ekonomi-Financave Delina Ibrahimaj dhe është firmosur nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj, mund të përdoret si justifikim nga kryeministri Edi Rama, i cili mund dalë e të thotë: – “Nuk di gjë, kanë bërë pazar pas shpinës time”

Më 22 qershor 2022, ditën që Edi Rama publikoi foto nga udhëtimi familjar privat drejt Francës, ka urdhëruar firmosjen e vendimit të qeverisë me objekt: “Miratimi në parim i Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, për projektin e zhvillimit të Eko-Turizmit në zonën e  Drilonit në Pogradec”.

Sipas dokumenteve që po publikon “Pamfleti”, rezulton se këtë skemë grabitjeje në formë PPP-je, të Parkut Turistik Drilon buzë liqenit të Ohrit, kryeministri Edi Rama e ka bërë bashkë me ministren Belinda Balluku qysh më 3 dhjetor 2020, me Vendim Nr. 2 të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Në mungesë e në emër të kryeministrit Edi Rama, vendimi është firmosur nga Zv/kryeministri Arben Ahmetaj, ndërsa përfitues i koncesionit është Fondacioni Shqiptaro- Amerikan që ka marrë edhe PPP-në e Butrintit për 10 vite dhe me të drejtë përsëritje kontrate për 30 vite.

Koncesioni i Drilonit, njohur si “Voloreka”, është me sipërfaqe 420 mijë m2 pasuri shtetërore dhe ka në përbërje park ujor e pyjor, dy parkingje, objekt muze, vilat e ish-diktatorit Enver Hoxha, ura druri, e infrastrukturë të brendshme rrugore, ambjente argëtimi e çlodhjeje.

Sipas informacionit nga Ministria e Ekonomi-Financave që është propozuese e kësaj PPP-je, zona Park e Drilonit dhe gjatësia e bregut të tij liqenor deri në Tushemisht, do jepet falas e me afat 30 vite, ku Fondacioni Shqiptaro- Amerikan që e ka marrëdo ketë të drejtë të ndërtojë hotele, komplekse me kabina pushimi, restorante, kazino e çdo lloj shërbimi që ka një resort multi- funksional.

Fakti që propozimi është bërë gjoja nga ministrja e Ekonomi-Financave Delina Ibrahimaj dhe është firmosur nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj, mund të përdoret si justifikim nga kryeministri Edi Rama, i cili mund dalë e të thotë: – “Nuk di gjë, kanë bërë pazar pas shpinës time”.

Por PPP-të e dhëna deri tani, kanë treguar se jo 42 hektarë perlë turistike e Drilonit buzë liqenit, por as 1 m2 gurore në malet e Mirditës apo Ersekës, nuk jepet pa dijeninë, pa pazaret dhe pa lejen e Edi Ramës./Pamfleti

 

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej