Vetëplagoset me armë 59-vjeçari

Një 59-vjeçar ka mbërritur i plagosur ditën e sotme në Spitalin e Sarandës.

Bëhet me dije se i plagosur është  paraqitur shtetasi M. H., 59 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu në banesën e tij, në fshatin Bamatat, Delvinë.

“Sot, rreth orës 12:30, është paraqitur në Spitalin e Sarandës, për ndihmë mjekësore shtetasi M. H., 59 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu në banesën e tij, në fshatin Bamatat, Delvinë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” njofton policia.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej