Qindra ekipe shpëtimi dhe mijëra vullnetarë po punojnë për të dhënë lajme të mira pas dy tërmeteve që goditën Turqinë.
Në rrjet po bën xhiron momenti kur një 2-vjeçar, i cili ndodhej nën rrënoja në Hatay, u shpëtua pas 44 orësh.
Shefi i Grupit Kartal të Brigadës së Zjarrfikësve të Stambollit shpëtoi 2-vjeçarin 44 orëpas tërmetit nga rrënojat në distriktin Hatay Defne.
Anëtarët e ekipit të shpëtimit i dhanë ujë vogëlushit të etur me kapakun e shishes, ndërkohë në video shihet teksa i vogli buzëqesh pasi piu ujë.