Dy të rinj janë arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e Tiranës, pasi vidhin qytetarët në Liqenin Artificial të Tiranës. Mësohet se në pranga kanë rënë Serxhio Cani dhe dhe Sajmir Muzikanti.
Ky i fundit, shërbente si inspektor i Policisë Bashkiake të Tiranës dhe në bashkëpunim me shokun e tij, vidhnin qytetarët që dilnin në parkun e liqenit. Ata janë mbajtur në vëzhgim nga Blutë e kryeqytetit dhe janë arrestuar në flagrancë.
Serxhio Cani 23 vjeç dhe inspektori bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç, ndodhen në ambientet e Policisë, pasi për rastin është njoftuar dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, raporton Fax News.