Vijojnë përplasjet në PD, Mirela Karabina “shuplakë” Bardhit: S’i njeh proceset në PD, Basha është zgjedhur kryetar në bazë të statutit

Mirela Karabina zëdhënëse e Partisë Demokratike zyrtare, është shprehur se zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të PD-është bërë në bazë të statutit, duke hedhur poshtë kështu pretendimet e grupimeve të tjera.

Në një intervistë për ‘Euronews Albania’, ajo nënvizoi se pas 14 majit ka filluar një fazë e re në PD, ndërsa shtoi se kjo forcë politike duhet të bëhet gati për zgjedhjet e 2025.

Zgjedhja e kryetarit është bërë konform statutit të PD-së. Ka pasur një mbledhje të kryesisë, ka qenë emergjent, kjo gjë është deklaruar dhe gjatë fushatës elektorale. Pas 14 majit filloi një fazë e re e PD-së.  Ne duhet të bëhemi gati për zgjedhjet e 2025, por kjo nuk mund të ndodhte pa zgjedhjen e kryetarit. Bardhi ka mbajt qëndrime publike, dhe proceset në PD nuk I njeh, por ndërkohë që Bardhi ka qenë vetë në mbledhjen e kryesisë së PD në 6 qershor, ku u diskutua që ishte domosdoshmëri të mblidhej një Kuvend statutor dhe ai statut të përfshinte veprime organizatibe për ta bërë PD që vendimarrja të shpërndahet”, tha ajo.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej