Vijon sherri brenda “Foltores”, Kokalari shton sulmet ndaj Këlliçit, akuzon deputetin se kërkon të kapë Kryesinë e PD dhe kreun e FRPD

Përplasja Kokalari-Këlliçi vijon, teksa aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka reaguar pas deklaratës që bëri mbrëmjen e djeshme në një emisioni televiziv deputeti demokrat Belind Këlliçi.

Ai u shpreh se është para zgjedhjeve vendosure duhet të vendoset nëse PD do të drejtohet nga një individ, apo nga një triumvirat, 3-5 kryetarë. Kokalari shkruan e Këlliçi e do PD-në për vete dhe shokun e tij të fëmijërisë Besart Xhaferin.“Hë mo, ju thashë? Tullumbaci do kryesinë e PD-së për vete dhe atë të FRPD për shokun e fëmijërisë Besart Xhaferin. Kryetari i ri duhet të zgjidhet para zgjedhjeve vendore. Duhet të kemi një lidership të qartë. Duhet të kem pikëpyetjen nëse duhet të jetë një triumvirat apo një individ”, shkruan Kokalari.

Ja si nisi përplasja e tyre

Ndërkohë, prej kohësh, Evi Kokalari dhe deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi po përplasen, pas denoncimeve që nisi Kokalari ku ka nisur denoncimet për manipulimin e votave që sipas saj ka bërë Belind Këlliçi, ku ka postuar foto me numra dhe shkruan se janë numrat respektivë të përdorur në listën e votimit për kandidatët e Këshillit Kombëtar të PD-së më 30 prill.

Ndërkohë, pak ditë më parë aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka sulmuar sërish deputetin demokrat Belind Këlliçi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ngre dyshime për shkollimin e tij në Amerikë, ndërsa e paralajmëron se po luan me zjarrin duke u përplasur publikisht me të. Po ashtu, ajo i kërkon Këlliçit të nxjerrë diplomat e tij për të vërtetuar përfundimin e gjimnazit në Shqipëri.“O Belind, gabimi juaj kryesor është se nënvlerësoni zgjuarsinë time.

Jam konsultuar me avokatët më të mirë të lobimit në Amerikë pikërisht që të jem e përpiktë me ligjin, dhe e tillë do ngelem deri në fund. Por ju turp t’ju vij sepse dhe të kisha thyer rregulla për të ndihmuar Sali Berishan dhe opozitën në Shqipëri gjatë një periudhe kaq të vështirë, kjo duhej të vlerësohej dhe jo të denoncohej. Ndërkohë të lutem më thuaj si je përgjigjur në aplikacionin e fakultetit në Amerike, kur je pyetur nëse e ke mbaruar gjimnazin? Nëse ke shkruar se ke diplome, të lutem na trego diplomën sepse më thonë Fultz është 5 vjet gjimnaz.

Ti figuron të kesh bërë vetëm 4 vjet, dmth nga 2001 deri në 2005 që fillove shkollën në Amerikë, janë 4 jo 5 vjet. Si e justifikove apo ishte dhe ky manipulim faktesh? Nëse ke gënjyer, kjo përbën thyerje ligji jo vetëm për ty, por dhe për vëllain tënd që në atë kohë ka punuar në administratën e shkollës dhe mund të të ketë bashkëpunuar me ty për këtë manipulim. Nëse këto më lart vërtetohen, ndoshta duhet t’i shkruaj Bar Association nga ku varet dhe liçenca e tij. Dhe një gjë të fundit, herën e fundit që ti shkruajta këto më lart privatisht, më sule  publikisht. Zgjuarsi nuk ke se po të kishe mënd nuk do luaje me zjarrin. I jeni futur një lufte e cila po ju vet-shkatërron. Mua nuk më dëmtoni”, shkruan Kokalari.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej