Vjenë/ Shqiptari torturon bashkëshorten dhe fëmijët

Një 42-vjeçar shqiptar në Vjenë është arrestuar pasi u zbulua terrori që ka ushtruar ndaj familjes së tij.

42-vjeçari shkonte rregullisht në një kazino në Republikën Çeke dhe në momentin që ai dilte nga shtëpia kyçte familjen e tij në apartamentin ku jetonin.

Në momentin që ai humbiste në kazino familjarët e tij do të kalonin momente terrori pasi në momentin që kthehej në shtëpi rrihte fëmijët dhe bashkëshorten.

Eksperti Peter Hofmann përveç dënimit me burg, kërkoi dërgimin e 42-vjeçarit në një institucion për shkelësit e ligjit mendërisht anormal.

“Do të veprojë sërisht në të njëjtën mënyrë, kemi të bëjmë me një sadist”, tha ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej