Vjosa Osmani si Zelensky, shfaqet me uniformë ushtarake: FSK është e gatshme dhe e përgatitur

Në një situatë tepër të tesnionuar në veri, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është parë për herë të dytë e veshur me rroba ushtarake.

Kujtojmë se një shfaqje të tillë për publikun me uniformë ushtarake, po e bën edhe presidenti i Ukrainës, Vlodymir Zelensky. Ai prej fillimit të luftës në Ukrainë, është shfaqur me veshje ushtarake për të treguar gatishmërinë e tij krah ushtrisë.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim nga Vjosa Osmani, për sa i përket mesazhit që ajo ka kërkuar të japë me këtë veshjes.

Osmani në fjalimin vjetor para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjegjësisht në Komandën e Forcave Tokësore në Istog tha se në kohën kur arkitektura e sigurisë po sfidohet e atakohet forcimi i kapaciteteve tona mbrojtëse është domosdoshmëri dhe më shumë se kurrë duhet devotshmëri ndaj atdheut, vigjilencë e përkushtim.

Osmani para ushtarëve të Kosovës në një ceremoni solemne në kazermën e FSK-së, tha se betimi që ushtarët kanë dhënë për t’i shërbyer atdheut është më i shenjtë se çdo gjë tjetër.

“Viti që po lëmë pas u përcoll me sfida jo vetëm për ne, por edhe për botën. Duhet të jemi të vetëdijshëm që sfidat do të rriten krahas me përpjekjet për ta sfiduar paqen dhe rendin botëror nga regjimet autoritare hegjemoniste… Prandaj, më shumë se kurrë na duhet devotshmëri ndaj atdheut, vigjilencë e përkushtim që Republikës t’i bëhemi gardianë”, tha presidentja.

Osmani tha më tej se së bashku me partnerët tanë dhe si detyrim ndaj grave e burrave që dhanë jetën për liri së shpejti do ta zëmë vendin tonë të merituar në Aleancën Veri-Atlantike, duke i treguar botës se jemi gati jo vetëm për ta mirëmbajtur paqen, por edhe për ta mbrojtur atë, në çdo kohë e në çdo cep të globit.

“Kjo gatishmëri e juaja për ta mbrojtur vendin nga çdo rrezik na bën krenar secilin… është nder e privilegj sa herë jam në mesin tuaj. Mbi të gjitha djemtë e vajzat e forcës sonë janë të gatshëm për të mbajtur integritetin territorial e sovranitetin e shtetit tonë… Ju shqyheni për përkushtimin ndaj vendit, për nivelin profesional, për disiplinë e përkushtim ndaj ndaj detyrës, për nderin ndaj vendit tuaj. Kjo na bën krenar ne si shtet…”, u shpreh tutje presidentja.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej